Vetëm 72 orë nga sfida me Shqipërinë, Suedia e sheh veten në alarm dëmtimesh. Qëndrimit jashtë skuadrës së Johan Elmander i shtohen edhe ato të dy titullarëve të tjerë: Anders Svenson dhe Kristian Vilhelmson. Sipas burimeve zyrtare të stafit mjekësor në përfaqësuesen nordike, të dy këta futbollistë nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Lars Lagerbak për sfidën në “Qemal Stafa”, ashtu sikurse edhe për takimin e katër ditëve më pas me Hungarinë. Kjo është arsyeja se përse drejtuesi i stolit suedez vendosi që t’i largojë nga skuadra të dy mesfushorët (që në miqësoren e 20 gushtit me Francën ishin titullarë) dhe ka thirrur si zëvendësues Behrang Safari. Dëmtimi më problematik ka qenë ai i ish-mesfushorit të Romës dhe Deportivo La Korunjës, Vilhelmson. Pas një ore stërvitjeje në stadiumin e Stokholmit, 28-vjeçari pësoi tërheqje në kofshën e djathtë dhe është shtrirë në fushë duke bërtitur nga dhembjet.Më pas është larguar nga stërvitja i ndihmuar nga doktorët e ekipit. Ndërkohë, për sa i përket Svensonit, pas vizitës mjekësore të djeshme, mjekët nuk i kanë dhënë leje 32-vjeçarit që të luajë. Lojtarët e dëmtuar konsiderohen si dy prej pikave më të forta të kundërshtarëve dhe alarmi për humbjet e tyre është pasqyruar qartë nga mediat suedeze. Duke iu referuar largimit të tyre nga skuadra, gazeta “Aftonbladet” titullohej: “Jashtë!”. Ndërsa më tej shkruhej: “Mos, yjet mungojnë në dy ndeshjet eliminatore”. Sipas kësaj së përditshmeje, dita e mërkurë ka qenë mjaft negative dhe ka shtuar dhembjet e kokës për teknikun Lagerbak. Kjo edhe sepse pak ditë më parë ishte dëmtuar Johan Elmander, i cili nuk ishte grumbulluar në skuadër, ndërkohë që sulmuesi Markus Rosberg është në dyshim për t’u aktivizuar pas një dëmtimi në gjurin e majtë.
JUVELIVE
▼
04 shtator 2008
Suedia në alarm mungesash