Napoli do të zhvillojë ndeshjet jashtë fushës së tij pa tifozerinë e tij. Kjo është masa e parë e marrë nga Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni pas ngjarjeve të ndodhura ditën e diel në stacionet hekurudhore të Napolit dhe Romës. Ky vendim i qeverisë italiane u mor pas një mbledhjeje të zhvilluar me Komitetin e Sigurisë.‘Përgjegjësit e dhunës së shpërthyer ditën e diel në prag të ndeshjes Roma-Napoli do të ndalohen të udhëtojnë për të ndjekur skuadrën e tyre në stadiume të tjera të Italisë dhe do të denoncohen në gjykatë për krime”-kjo është ajo që ka deklaruar Maroni gjatë kësaj mbledhjeje.Fundjavën e kaluar qindra tifozë napoletanë sulmuan një tren në Napoli me synimin që të udhëtonin pa bileta për të ndjekur ndeshjen me Romën. Nga dhuna e kryer prej tyre rezultoi se dëmet materiale arrinin një shifër prej 500 mijë euro. Por nuk u ndal këtu. Një pjesë e këtyre tifozëve morën pjesë edhe në trazirat që u kryen jashtë stadiumit Olimpico në Romë gjatë zhvillimit të ndeshjes.
JUVELIVE
▼
03 shtator 2008
Seria A, Napoli ndëshkohet