Suedia do të jetë një kundërshtar jo komod për Shqipërinë, më 6 shtator, por nuk janë të paktë kuqezinjtë që premtojnë një betejë të vërtetë ndaj nordikëve, madje duke besuar jo pak te një fitore e mundshme. Mes tyre është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Armend Dallku, i cili në 2004-ën luante në kategorinë e tretë suedeze me Tidaholmin. Katër vite më pas, kosovari tashmë luan në një kampionat më cilësor, si kategorinë e parë të Ukrainës, edhe pse pohon se atëherë kishte oferta nga disa skuadra suedeze.“Më kërkuan Kalmari, Elfsborgu dhe Urebro, thotë Dallku, por këto kërkesa kurrë nuk u bënë serioze sa duhet, prandaj edhe unë shkova në Ballkan. U bëra shpejt pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe shkova në Ukrainë te Vorskla e Poltavës”. Koshient për vështirësinë e ndeshjes, ai paralajmëron suedezët në një prononcim për “Aftonbladet”. “Ju keni skuadër të fortë fizikisht, na presin dyluftime fizike dhe në ajër, por dyluftimet e forcës janë pika ime e fortë”, thotë kosovari, të cilin gazetarët suedezë tentojnë ta “frikësojnë”, duke i përmendur Ibrahimoviçin dhe Larsin.Por, përgjigjja e tij është shumë domethënëse. “Haha (qesh), nëse do të më kishit pyetur 4-5 vjet të shkuara, do të isha trembur, por tani kam kohë që luaj me Kombëtaren. Jam mësuar të luaj ndaj sulmuesve shumë të mirë si Shevçenko apo Rud Van Nistelroi”. Po ai nuk është i vetmi që ka besim se mund t’ia dalim ndaj suedezëve. “Një ndeshje shumë e fortë, sidomos në aspektin fizik”, thotë kapiteni Altin Lala, i cili shpreson te një start i mirë i eliminatoreve të Botërorit, “siç e kemi bërë shpesh në fushën tonë”. Mbështet nga ana tjetër edhe Debatik Curri, për të cilin Kombëtarja jonë, ndeshjet në shtëpi i ka një nga pikat të forta: “Suedia ekip i fortë, por edhe unë mendoj se jemi skuadër e mirë në fushën tonë. Ibra? Jam përballur me shumë kundërshtarë, duhet të na shqetësojë gjithë Suedia”.
JUVELIVE
▼
03 shtator 2008
Dallkun s`e tremb Ibra