Samuel Eto ka treguar arsyet pse e ka refuzuar Olympique Lyonnais dhe një skuadër nga Uzbekistani pas ofertave të tyre në këtë afat kalimtar.“Lyoni ka bërë tentativa serioze, mirëpo unë nuk munda të shkoj atje pasi që ata nuk mund të plotësonin çfarë kërkoja. Unë kam miq në Lyon, siç është Makoun, dhe ndoshta një ditë do të luaj për ata. Për dikë si unë nga Kameruni, të jetosh në Francë do të ishte diçka e mrekullueshme”. “Skuadra nga Uzbekistani më ofroi 25 milionë dollarë që të qëndroja atje vetëm dy-tre muaj. Ishte një ofertë shumë tërheqëse, mirëpo si një lojtar kisha qëllime tjera dhe dëshiroj të luaj për një klub të madh. Kjo ishte arsyeja pse nuk pranova atë ofertë për të cilën shpesh mendoj”, ka thënë numri nëntë i Blaugranëve. Është pritur që Eto’o të largohet nga Barcelona këtë afat kalimtar, mirëpo forma e tij e mirë gjatë ndeshjeve parasezonale, bëri që trajneri i ri i Barcës, Pep Guardiola, ta mbajë atë në Camp Nou.
01 shtator 2008
Rrëfehet Samuel Eto