Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, thotë se tërësisht është i fokusuar në Manchester United dhe pranon se ka qenë naiv kur është përpjekur të sigurojë transferim në Real Madrid.“Që kur e fituam Ligën e Kampionëve, ndjeva se i ndihmova ekipit të fitojë gjithçka. Ndjeva se ndoshta kam nevojë për një sfidë të re. Kurrë nuk e kam fshehur faktin se dëshiroj të shkoj në Spanjë, praktikisht në Real Madrid, dhe mendova se ky është momenti i duhur”, ka thënë Ronaldo.“Krahas sfidës, të gjithë i kuptojnë ngjashmëritë e kulturës dhe stilit të jetës në mes të Portugalisë dhe Spanjës. Po ashtu edhe familja ime e ka përkrahur këtë hap. Atë që kam thënë publikisht, ishte ca naive, dhe mora përgjegjësinë e plotë për të. E thash atë që ndjeva”, ka shtuar portugezi.“Edhe diçka, kurrë nuk do ta lëshoja klubin përkundër vullnetit dhe dëshirës së Manchester United. Unë jam 100% profesional dhe gjithmonë e kam lënë zemrën në fushë për këtë klub. Nëse ndonjëherë largohem, dua që të gjithë ta dinë se gjithmonë e kam dhënë maksimumin për këtë klub, që të fitojë sa më shumë trofe që është e mundur”, përfundon Ronaldo.
JUVELIVE
▼
05 shtator 2008
Ronaldo: Isha ‘naiv’ kur thash se dua Realin