JUVELIVE

05 shtator 2008

Riera: Dua të fitoj gjithçka me Liverpoolin

Përforcimi i ri i Liverpoolit, Albert Riera, thotë se Liverpooli duhet të ketë një mentalitet fitues dhe të luftojë për të gjitha titujt.Futbollisti spanjoll dëshiron të fitojë sa më shumë tituj që është e mundur me ekipin nga Anfield, dhe besoj në Liverpoolin dhe se do të mund të arrijë deri tek titujt me të kuqtë.“Me Liverpoolin puna më e rëndësishme është që kur të jesh në fushë të mendosh vetëm për fitore. E rëndësishme është të luftoni për gjithçka, të luftoni për Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe për dy kupat”, ka thënë përforcimi i ri i Liverpoolit.“Unë jam i sigurt se do të arrijmë rezultat në luftë për të gjitha titujt. Ne dëshirojmë të luftojmë për gjithçka deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit. Dëshiroj të jem në finalet dhe të luftoj për Premierligën, për faktin se për këtë ekip është shumë e rëndësishme ta fitojë titullin e kësaj Lige”, përfundon Riera.