Një gol dhe një pjesë e parë nuk i mjaftojnë Romës për të “përuruar” kampionatin me tre pikët për t’iu dedikuar ish?presidentit verdhekuq, Franko Sensi, që u nda nga jeta disa ditë më parë. Kryeqytetasit janë bllokuar në një barazim 1?1 në “Olimpico” përpara syve të tifozëve të pranishëm, kundër një Napoli me “aromë” europiane, pasi skuadra e Rejës e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke siguruar kualifikimin në UEFA dhe duke marrë një pikë në një fushë tepër të vështirë. Golit të Akuilanit në pjesën e parë, i përgjigjet Hamsik, me një kthesë të bukur në zonën e rreptësisë, duke përfituar edhe nga pavëmendja e mbrojtes verdhekuqe. Por, “heroizmi” i Napolit qëndron në faktin se skuadra e Rejës ka luajtur gjatë gjithë 45 minutave të dyta me dhjetë vetë, për shkak të daljes me karton të kuq të mbrojtësit Santakroçe. Për t’u nënvizuar edhe dy pritje të Donit, që shpëtuan ndeshjen. Në fund, edhe gjashtë minutat shtesë dhe aktivizimi i talentit Menez nuk kanë mjaftuar për të ndryshuar rezultatin.
01 shtator 2008
Roma “çalon”, Napoli përfiton