09 shtator 2008

Robinho shpreson të fillojë me fitore

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Robinho, i ka vënë qëllim vetes, të shënojë kundër Chelseat në ndeshjen e parë të tij për klubin e ri.Robinho ishte afër kalimit tek Chelsea, me të cilin klub u lidh gjatë gjithë verës, por Manchester City arriti ta marrë brazilianin në ditën e fundit para mbylljes së afatit kalimtar.24-vjeçari shpreson që të arrijë gol në ndeshjen kundër Chelseat këtë vikend. Ai është i kënaqur me formën e tij dhe mendon se City mund t’i marrë të tria pikët në përballjen kundër bluve të Luis Felipe Scolarit.“Do të jem i gatshëm të përballem me Chelsean. Të gjithë pritnin të nënshkruaj për ta, por jam i lumtur që jam në City dhe mendoj ta mposhtim Chelsean. Jam i kënaqur me paraqitjen time kundër Kilit dhe jam i vendosur ta bëj të njëjtën gjë kundër Chelseat. Dua të arrij së paku një gol”, ka thënë sulmuesi brazilian.