09 shtator 2008

Mourinho i pakënaqur me vonesën e jugoamerikanëve

Trajneri i kampionit italian Inter, eksperti portugez Jose Mourinho, ka thënë se është shumë i nevrikosur për vonesën e kthimit të lojtarëve jugoamerikanë në skuadër.Ish-trajneri i Chelseat i cili debutoi me barazim në javën e parë të sezonit të ri në Genoa kundër Sampdorias, nuk mund të llogarisë në disa lojtarë shartues të zikaltërve të cilët do të vonohem me kthimin e tyre pas angazhimeve me përfaqësueset nga shtetet e Amerikës Latine. Argjentinasit Javier Zanetti dhe Estebian Cambiaso, si dhe brazilianët Julio Cesar dhe Maicon, do t’i bashkëngjiten Interit të premten, ndërsa për shkak të lodhjes së tyre ata ndoshta nuk do të përfshihen aspak në ndeshjen kundër Catanias.