Sulmuesi i ri Manchester Cityt, Robinho, i është kundërpërgjigjur legjendës së futbollit Pele, i cili kishte thënë se kalimi i Robinhos nga Real Madridi te City nuk është një shembull i mirë për fëmijët në Brazil.“I pranoj kritikat e Peles pasi që ai është mbreti i futbollit, mirëpo nëse do të kishte qenë në vendin tim edhe ai do ta kishte bërë të njëjtën gjë’. “Reali nuk dëshironte të më mbante. Ata madje më përdornin si një element këmbyes për ta transferuar Cristiano Ronaldon. Ndërsa vetëm pas dështimit të negociatave për të, atëherë ata dëshironin të më mbanin”. “Meqenëse ata nuk më konsideronin lojtar të tyre, atëherë i thashë presidentit se nuk dua të qëndroj”. “Qëllimi ishte të shkoja te Chelsea pasi që ishte e vetmja skuadër e cila kishte bërë një ofertë zyrtare... Mirëpo Realit nuk i pëlqeu që Chelsea kishte nxjerrë fanellat me emrin tim para përfundimit të bisedimeve, dhe City jepte më shumë para”, ka thënë sulmuesi brazilian.
JUVELIVE
▼
04 shtator 2008
Robinho: Pele do ta kishte bërë të njëjtën gjë