JUVELIVE

08 shtator 2008

Robinho paralajmëron Chelsean

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Robinho, thotë se do t’i dëshmojë ekipit të Chelseat se ka gabuar që nuk e ka angazhuar atë.“Real ka një faj të madh për shkak se unë nuk kalova në Chelsea, por faj kanë edhe blutë. Mendoj se ata nuk arritën t’i realizojnë punët e tyre si duhet. Pritën deri në momentin e fundit dhe në fund kjo iu ra keq”, ka thënë Robinho.“Unë isha i fokusuar kah Chelsea, por tash ajo është e kaluar. E di se Scolari është i shqetësuar, por gjëra të tilla ndodhin në futboll. Kur do të luaj kundër tyre, do t’u tregoj se kanë gabuar që nuk e kanë rritur ofertën”, ka shtuar Robinho.
www.grande-juve.tk