Sulmuesi i Italisë, Alberto Gilardino, ka kërkuar durim për partneritetin e tij në sulm me Luca Tonin, dhe mendon se dyshja sulmuese ka nevojë për pak kohë sa të adaptohen me njëri-tjetrin.Azzurët mbrëmë bënë një paraqitje të turpshme kundër Qipros pavarësisht se arritën të shënojnë fitore falë golit në fund të ndeshjes nga sulmuesi në formë Antonio Di Natale. “Krijuam shumë mundësi dhe loja do të mund ta ndryshonte kahun. Goli i fitores ishte përfundim i njërit nga aksionet më të mira në ndeshje dhe jam i lumtur që Toto e mbylli me gol”, ka thënë Gila për Violanews. Ish-sulmuesi i Milanit ka reaguar edhe ndaj kritikave të shumta të shtypit të sotëm italian ndaj partneritetit të mbrëmshëm të Gilardinos dhe Tonit. “Partneriteti me Tonin kërkon pak durim. Edhe pse kemi luajtur bashkë shumë herë më parë, qe një kohë të gjatë nuk e kemi bërë këtë, prandaj duhet kohë që të merremi vesh. Rezultati është pozitiv dhe fitorja nuk duhet zhvleftësuar”, ka përfunduar sulmuesi i Fiorentinës.www.grande-juve.tk