04 shtator 2008

Reina: Në të ardhmen do të luaj për Atleticon

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka thënë se nëse do të kthehet në Spanjë një ditë, destinacionit i parë i tij do të ishte Atletico Madridi.“Nëse kthehem në Spanjë, Atletico Madridi do të jetë zgjedhja ime e parë pa asnjë dyshim. Është një skuadër për të cilën kam shumë dashuri”. “Mirëpo tani për tani një lëvizje e tillë është e pamundur, pasi që nuk planifikoj të largohem nga Liverpool për Atleticon”, ka thënë portieri i lindur në Madrid.