04 shtator 2008

Ramos dëshiron të pensionohet në Real

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka komentuar dëshirën e tij për të mbetur në Santiago Bernabeu deri në fund të karrierës.Mediat spanjolle dje shkruan se Ramos do të fitojë një marrëveshje të re dhjetëvjeçare nga drejtuesit e klubit mbretërorë, të cilët dëshirojnë ta mbajnë në radhët e veta yllin spanjoll.“Janë lajmë të këndshme. Jam shumë i lumtur në Madrid dhe dëshira ime është që të pensionohem në këtë klub. Ndjehem shumë i lumtur këtu, qyteti është i bukur dhe tifozët të shkëlqyeshëm”, ka thënë Ramos për AS.