JUVELIVE

04 shtator 2008

FABREGAS Paraja pritet ta joshë menjëherë talentin

Cesk Fabregas ka shkëlqyer deri tani me Arsenalin, megjithatë është ende i ri. Nuk paguhet aq sa e meriton një yll si ai, kështu që para një oferte me shumë shifra, nuk do të mendohej dy herë. Në rast se një klub si Mançesteri, i cili synon të jetë më i miri në botë, të ofron një pagë të majme, atëherë një lojtar si Fabregas nuk pritet të bëjë rezistencë. Ai do të ketë shansin të përfitojë shumë financiarisht dhe mbi të gjitha të fitojë trofe të rëndësishëm, gjë që Arsenali nuk ia siguron dot ashtu si duhet. Një organizator i shkëlqyer, detyra e të cilit, në një klub me lojtarë me eksperiencë e talent të jashtëzakonshëm do të ishte akoma më e lehtë. E nëse transferimi i tij do të realizohet, atëherë ka për të qenë vërtetë i bujshëm.