09 shtator 2008

Brozzi: Rikuperimi i Tottit në kohë rekord

Mjeku i Romës, Mario Brozzi, i ka siguruar edhe njëherë tifozët e shqetësuar për Francesco Tottin, se rikuperimi i tij nga lëndimi është duke u realizuar në kohë rekord.Simboli romak pësoi një lëndim serioz në gjurin e djathtë para përfundimit të sezonit të kaluar dhe për këtë arsye është detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike. Pas këtij intervenimi ai është duke u rikuperuar shumë shpejt, ndërsa pritet që të luajë për Romën këtë vikend. “Totti është në gjendje shumë të mirë dhe do të kthehet në fushë kur të jetë 100 për qind i gatshëm”. Është hera e parë në historinë e mjekësisë që një futbollist është rikthyer në fushë vetëm katër muaj pas një intervenimi të madh në ligament, ky është një rekord i ri”. “Tani jemi duke punuar që ta rikthejmë tonusin muskulor në gjendje të mëparshme”, ka thënë Brozzi.