Trajneri i Përfaqësueses së Shqipërisë, Arie Haan, pritet që në ndeshjen e nesërme kundër Maltës ta inkuadrojë nga minuta e parë sulmuesin e Chievos, Erjon Bogdani.Mësohet se Haan nuk dëshiron ta ndryshojë mënyrën e lojës me të cilën nxori një barazim shumë të rëndësishëm kundër Suedisë, porse në sulm në vend të Hamdi Salihit do të aktivizohet Bogdani. Formacioni pritet të jetë 4-5-1, por me një shtytje më të madhe në sulm ku Bogdanit do t’i ndihmojnë Skela, Duro dhe Hyka. Kështu në ndeshjen e nesërme pritet të startojnë: portier: Beqaj; mbrojtës: Beqiri, Dallku, Curri dhe Vangjeli; mesfushorë: Skela, Hyka, Cana, Lala dhe Duro; sulmues: Bogdani.
09 shtator 2008
Bogdani do të aktivizohet kundër Maltës