01 shtator 2008

Benitez angazhon edhe një sulmues

Ekipi i Liverpoolit ka bërë të ditur se ka arritur ta angazhojë brazilianin e ri, Vitor Flora.Sulmuesi 18-vjeçar do t’i bashkohet ekipit të Rafa Benitez si agjent i lirë, pasi që në sezonin e kaluar luajti për klubin brazilian Botafogo.“Liverpooli vërteton angazhimin e të riut brazilian, vitor Flora. Sulmuesi 18-vjeçar ka pasaportë italiane, dhe sezonin e kaluar luajti për Botafogo”, thuhet në publikimin në sajtin zyrtar të Liverpoolit.Sulmuesi është e mundur të luajë për ekipin rezervë të Liverpoolit që nesër, kur të kuqtë do të takohen me rezervat e Middlesbrough.