JUVELIVE

02 maj 2011

Hajnce thërret Juven… nga Franca!


“Kam shumë pak mundësi që të qëndroj tek Marseja,” ka thënë qendërmbrojtësi argjentinas Hajnce, “sepse kam të tjera projekte.

Juve?

Është një klub i madh dhe karriera ime do të ishte perfekte nëse do luaj edhe në Itali. Kam qenë 2 herë pranë Serisë A, të shohim nëse do të kem mundësinë për të patur një ofertë të 3-të.”

Hajnce ka luajtur edhe me ekipet e Mançester Junajtid dhe të Realit të Madridit, duke u vënë në shërbim të trajnerëve të tij, që e kanë aktivizur në të gjitha rolet difensive.
/JUVENEWS.TK/