Trajneri i Juventusit, Gigi Del Neri ka shfaqur pakënaqësi ndaj gjyqtarit të takimit me Palermon, të cilin bardhezintjë e humbën me rezultatin 2-1.“Ne duam respekt, nuk kërkojmë asgjë tjetër, por ishin disa ndërhyrje për të cilat nuk është fërshëllyer dhe një 11 metërsh, mosdhënia e të cilit ishte tronditëse. Ne kërkojmë respekt, por kështu po tallen me ne”, deklaroi trajneri juventin.
Takimi mes Palermos dhe Juventusit, i vlefshëm për javën e 23 të Serisë A u gjykua nga gjyqtari Morganti.