13 tetor 2010

Juventus pas Glen Johnson

Sipas njoftimeve nga Corriere dello Sport, skuadra italiane, Juventus, është duke e marrë në konsideratë bërjen e një oferte për mbrojtësin e Liverpoolit, Glen Johnson.
Skuadra nga Torino nuk është e kënaqur me performancën e Marco Mottas në krahun e majtë të mbrojtjes dhe drejtori teknik, Giuseppe Marotta e sheh 26 vjeçarin Johnson si opsion më të mirë për Juventusin.
Johnson iu bashkua Liverpoolit nga Portsmouthi në verën e vitit 2009 dhe që atëherë është bërë një nga lojtarët kryesorë në Anfield.
Juventusi nuk do të mund ta marrë me çmim të vogël Johnsonin, nëse vendos të bëjë ofertë për mbrojtësin. Kontrata e tanishme me Liverpoolin është e vlefshme deri në verën e vitit 2013 dhe mbetet të shihet nëse Reds-at do të pranojnë ta lirojnë Johnsonin.
Liverpooli kishte paguar rreth 20 milion euro për përfaqësuesin e Anglisë vitin e kaluar.