JUVELIVE

12 tetor 2010

Juve, Nedved rikthehet si drejtues

Ish-mesfushori çek rikthehet në klubin bardhezi, tashmë jo më si futbollist, por me një post në Këshillin Administrativ.

Në mbledhjen e ardhshme të asamblesë së aksionerëve programuar më 27 tetor, do të propozohen anëtarët e rinj në pozicionet drejtuese të klubit: Pavel Nedved, drejtori i përgjithshëm Bepe Marota, avokati Mikele Briamonte dhe Aldo Macia. Në këtë mënyrë, Këshilli Administrativ zgjerohet nga shtatë në 11 anëtarë. Gjithashtu, do të miratohet edhe bilanci për sezonin 2009-2010.

Një rol të rëndësishëm në vendimin e Nedvedid për t’u rikthyer në klubin me të cilin kaloi vitet më të ndritura të karrierës, ka luajtur miqësia me presidentin Andrea Anjeli. Tashmë 39-vjeçari shpreson që si drejtues të përsërisë sukseset e arritura në kohën kur mbante veshur fanellën bardhezi.