JUVELIVE

18 tetor 2010

Del Neri: Krasiç, një lider dhe vendimtar

Del Neri është entuziast. Juventusi ka shkatërruar Leçen dhe trajneri nga Akuilea nuk mund të jetë veçse i kënaqur: “Gjëja më e bukur? Rritja e skuadrës në përgjithësi. Të gjithë po japin maksimumin dhe po sakrifikohen. Rritja e grupit është gjëja më e bukur, - ka deklaruar tekniku bardhezi.

- Melo? Ai ishte kështu edhe në sezonin e kaluar, por unë isha i bindur se mund të jepte një kontribut të rëndësishëm. Krasiç? E prisja të ishte kaq vendimtar. Eshtë përshtatur menjëherë dhe të gjithë e ndihmojmë në mënyrë që ai të japë maksimumin. Eshtë një lojtar i rëndësishëm, një lider. Por janë liderë edhe lojtarët që qëndrojnë jashtë. Akuilani? E njihja, por tani është më i pjekur dhe më i fortë se në të kaluarën”.