JUVELIVE

18 tetor 2010

Aquilani synon rikthimin në Kombëtare

Mesfushori i Juventusit, Alberto Aquilani synon të kthehet në Kombëtaren italiane, pas formës së mirë që eshët duke treguar pas huazimit te gjiganti torinez. 26 vjeçari shënoi golin e parë në fitoren e Juventusit 4-0 ndaj Lecces të dielën, takim të cilin e filloi si titullar.

“Jam kthyer në Itali për të gjetur vazhdimësi në lojë dhe të kthehem në ekipin kombëtar”, tha ai për Rai2. “Për tani gjëja më e rëndësishme janë paraqitjet e vazhdueshme. Kur të bëj këtë, besoj se mund të kthehem edhe tek Azzurrët. Në Liverpool kam paguar për një lëndim e po ashtu për minutazhin e kufizuar”, përfundoi Aquilani. Juventus mban opsionin për blerjen e Aquilanit në fund të këtij sezoni.