18 tetor 2010

Agjenti: Aquilani pret të nënshkruajë marrëveshje me Juven

Agjenti i mesfushorit të Juventusit Alberto Aquilani, thotë se klienti i tij pret të nënshkruajë marveshje të përhershme me Juventusin.
Franco Zavaglia pranon se për Aquilanin nuk ishte një zgjedhje e keqe, kur ai u bashkua me gjigandin Italian si i huazuar.
"Ai e ka aftësinë për të ndryshuar në ekip, dhe jam i kënaqur jo vetëm se shënoi, por edhe për shkak të asaj se si ai është duke luajtur mirë. Po ashtu i falenderoj trajnerin e Juventusit, Luigi Del Neri për fjalët e mira që i foli rreth Aquilanit, të cilat i kanë dhënë atij motivim për të vazhduar më tej.