Rafa Benitez të ikë tani, para se të shkaktojë dëme të tjera. Këshilla jo miqësore vjen nga Des Kelly, një nga komentatorët më të famshëm sportiv të “Daily Mail”, i bindur më shumë se kurrë, se “hija” me kalimin e kohës ka bërë punën e vet te Liverpuli. Shtypi anglez nuk e mbështet tekniku, që është pranë Juves. “Daily Telegraph” i kujton 105 lojtarët e blerë dhe 265 milionë eurot e shpenzuara për 4 vite të privuara nga sukseset. Edhe “Daily Mail”, “Guardian” dhe “The Indipendent” ia vënë fajin Benitezit.