Raporte intriguese janë duke u përfolur nëpër mediumet britanike dhe këto raporte padyshim i lënë tifozët e Arsenalit në dyshim për aktivitetin e Arsene Wenger në tregun e transferimeve.Në një gazetë tha se është duke vëzhguar dy lojtarë dhe në një tjetër Wenger ftoh spekulimet duke thënë se ata janë të pamundur për tu transferuar.
Pas fitores 2-1 ndaj West Ham United në raundin e tretë të FA Cup Wenger tha se “ për momentin kemi nëntë të lënduar, duhet të transferojmë patjetër dy lojtarë.”
Kurse Wenger për Metro tha:
“ Siç thonë shumë njerëz, unë kam para, kam dëshirë por nuk kam lojtarë.”
“ Nuk e di se çfarë do të ndodhë në tregun e transferimeve. Ndoshta kjo varet shumë dhe nga City dhe Chelsea. Ku do të blejnë ata do të varet shumë, nëse blejnë në tregun anglez, atëherë tregu do të jetë i nxënë për ne.”
“ Nëse ata nuk blejne në Angli, atëherë tregu do të jetë i qetë, dhe nuk do të ketë shumë para gjithandej.”
Se çfarë do të bëjë Wenger nuk e dimë as ne. Një gjë dihet, nëse Wenger vazhdon kështu rrezikon seriozisht gjasat për trofetë në të cilët garon.