Mesfushori i Estudiantesit, Juan Sebastian Veron ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit te skuadra e Lazios në Serie A, shkruan gazeta "Gazzetta dello Sport" të martën. Veron 34-vjeçar ka luajtur tri vite te Lazio (1999-2001) dhe pati fituar një titull kampioni me këtë skuadër. "Vitin e kaluar kam mundur të rikthehem, por vetëm njëherë kemi biseduar me krerët e Lazios. Tash nuk jam i interesuar të kthehem sërish në Romë, pasi Lazio po të më kishte dëshiruar do të bënte më shumë për mua në vitin e shkuar", ka thënë Veron. Mesfushori argjentinas në Serie A ka luajtur edhe për skuadrat Sampdoria, Parma dhe Inter, ndërsa në Premier League ka bartur fanellat e Manchester Unitedit dhe Chelseat..