Deri në pesë lojtarë të Portos mund të përballen me suspendime afatgjate për shkak të sjelljes së dhunshme pas ndeshjes së humbur 1-0 ndaj Benficës, raporton A Bola.Lojtarët janë nën hetim pas një rahjeje që u zhvillua në tunnel në rrugë për në zhveshtore, pasojë e së cilës ishte një punëtor i sigurimit i cili me kokë të thyer shkoi në spital.
Sulmuesi Hulk dhe mbrojtësi Christian Saunaru mendohet të kenë marë pjesë në këtë rahje, por video tregon se në të janë të përfshirë dhe tri lojtarë tjerë.
Portieri Helton, mbrojtësi Jorge Fucile dhe sulmuesi Cristian Rodriguez mund të përballen me dënime të mëdha së bashku me dy të lartpërmendurit.
Federata portugeze dhe Porto ende nuk kanë komentuar për këtë incident.