04 janar 2010

Pak shpresë për Owenin

Sir Alex Ferguson ka pranuar se paraqitjet e vazhdueshme të Wayne Rooneyt do ta bëjnë të vështirë për Michael Owenin të luajë dhe të ftohet në Kombëtaren angleze për Kampionatin botëror..
Owen është paraqitur në 14 nga 20 ndeshjet e Manchester United në Premierligë, por ka filluar në vetëm katër prej tyre.
“Do të mundohemi t’i ndihmojmë që ai të shkojë në Kampionatin botëror. Por, është vështirë kur keni ekip të gjerë. Është vështirë të lini Rooneyn jashtë ekipit. Po ashtu aty është edhe Berbatov”, deklaroi Ferguson.