Shukri Paçarada, ish-portierë i gjeneratës së artë të viteve të 80-ta në radhët e skuadrës së futbollit Prishtina, në mesditën e hënë, në fushën e mbyllur të KF 2 Korrikut në Prishtinë, mbajti një seancë stërvitore me portierët e kombëtares së Kosovës. Paçarada së bashku me trajnerët Bahri Berishën e Ahmet Beselicën zhvilluan një stërvitje me portierët e kombëtares. “Përzgjedhësi Albert Bunjaku me ka ofruar bashkëpunim që të punojë me portierët e kombëtares, por unë do të bëjë këtë në bazë të mundësive që kam, pasi jam i angazhuar në skuadrën e futbollit Bayer 04 nga Leverkuseni. Do të shfrytëzojë këtë mundësi që të punojë me portierët e kombëtares së bashku me Bahri Berishën e Ahmet Beselicën. Për një stërvitje është shumë vështirë të vlerësohet të gjitha elementet. “, ka thënë Paçarada. Trajneri Paçarada punon me kategoritë e reja në skuadrën e mirënjohur, Bajer 04, ka thënë se të ardhmen shpreson në ndonjë ndeshje miqësore që do t’i zhvillojë kombëtarja e Kosovës me ndonjë kombëtare, nga afër të shoh edhe cilësitë e portierëve tanë. Sipas tij, portieri është edhe shtylla kryesore e skuadrës. “Portieri duhet të ketë pastërti dhe teknikë të mirë. Do të mundohem të sjellim konceptin e punës që bëhen në klubet e mëdha evropiane dhe të ngremë nivelin që do të na kenë lakmi edhe skuadrat e njohura më me zë në arenën ndërkombëtare”, tha Paçarada. Qëllimi i Paçaradës është të ndërtojë portierë të lojës moderne dhe të bëjë të modelit ndërkombëtar. Paçarada në vazhdim tha se bashkëpunimi është arma më e fortë. “Duhet të punojmë shumë, të ofrojmë rreth vetes sportistë më përvojë të madhe dhe që janë dëshmuar në praktikë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecim para dhe të arrijmë cakun që e kemi vënë para vetes. Nuk është faji ynë, apo dikujt tjetër pse kemi stagnime, por janë faktorë të tjerë që kanë ndikuar. Mund të jetë njëra prej tyre edhe shkaqet politike që nuk lejojnë edhe më tutje që skuadrat tona të luajnë në garat evropiane. Ajo çka është më e rëndësishme është se duhet t’i heqim qafesh komplekset, por të punojmë bashkërisht dhe të krijojmë portierë të dëshmuar. Unë do të orvatem të barti përvojën ndërkombëtare përkatësisht të skuadrës së Bayer 04”, nënvizoi Paraçada. Ish-portierit të Prishtinës i vjen keq që angazhimet që i ka në Bajer nuk i lejojnë më shumë kohë që të punoj më gjatë me portierët e kombëtares së Kosovës.
JUVELIVE
▼
04 janar 2010
Paçarada: Do ta bart përvojën e Bayerit