JUVELIVE

04 janar 2010

Melo në vetëmbrojtje

Edhe pse në disa sondazhe është zgjedhur “përforcimi më i dobët i vitit”, mesfushori i Juventusit, Felipe Melo është zotuar se do të tregojë vlerën e tij për gjigantin torinez, pas gjashtë muajve të parë të vështirë në klub.

Ai po ashtu ka mohuar spekulimet se mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Nuk mendoj të largohem nga Juventusi. Kurrë nuk më ka shkuar mendja rreth largimit. Do të dëshmoj se klubi nuk ka shpenzuar kot 25 milionë euro. Isha i lodhur, ndërsa tani ndihem më mirë dhe dua të paguaj besimin që ka treguar Juventus për mua”, ishin fjalët e Melos pas rikthimit në klub nga pushimi dimëror.

Melo ishte njëri prej përforcimeve më të mëdha të Juventusit të bëra gjatë afatit kalimtar të verës së bashku me bashkëkombësin e tij brazilian, Diego – të dy së bashku kushtuan rreth 50 milionë euro – mirëpo ata janë kritikuar për paraqitjet e tyre të deritashme, duke mos përmbushur parashikimet dhe optimizmin e tifozëve të klubit..