Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez ka përjashtuar spekulimet rreth transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Ruud van Nistelrooy gjatë afatit kalimtar të janarit.33 vjeçari kishte shkëlqyer në Angli me Manchester Unitedin por Benitez nuk është i interesuar për sulmuesin veteran.
“Nuk dua të flas për individ apo të jap emra por nuk e kërkojmë Van Nistelrooyn, sepse është vështirë ta transferojmë. Jemi duke punuar në angazhimin e disa futbollistëve të tjerë dhe deri më tani kemi zhvilluar biseda pozitive”, tha Benitez.