04 janar 2010

Juventusi pas Gutit

Krerët e Juventusit po e ndjekin mesfushorin e Real Madridit, Jose Maria Guti si alternativë nëse dështon transferimi i Cristian Ledesmas nga Lazio.

Kështu shkruan të shtunën gazeta spanjolle “Marca”. Juventusi në fillim të javës së ardhshme do të marrë përgjigjen për Ledesman, pasi për shërbimet e tij ka ofruar pesë milionë euro.

Guti (33) gjatë këtij muaji do të largohet nga Reali, pasi nuk është në planet e trajnerit Manuel Pellegrini për këtë edicion. Guti kërkohet edhe në Premier League.