Barcelona nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Zlatan Ibrahimovic për ndeshjen e radhës ndaj Tenerifes, pasi që dje në ndeshjen me Villarealin u ndëshkua me kartonin e tij të pestë të verdhë.Sulmuesi suedez u ndëshkua për një ndërhyrje të palejuar në Diego Godin në minutën e 88. Për këtë arsye do të suspendohet për herë të parë këtë sezonë, pasi mblodhi gjithsejt pesë kartona të verdhë.
Ibrahimovic mungoi vetëm në një ndeshje tjetër, në atë me Valencian në Mestalla që përfundoi 0-0.
Në 15 paraqitje deri tani, Ibrahimovic ka shënuar 11 gola.