04 janar 2010

Gashi në Helsingborg

Futbollisti Ardian Gashi është larguar nga skuadra e futbollit norvegjez, Frederikstad, duke kaluar në radhët e skuadrës elite të Suedisë, Helsingborg. Ai e ka nënshkruar kontratën dyvjeçare me me Helsingborgun. Mesfushori gjakovar që ka 29 vjeç, ka luajtur në shumë skuadra deri më tash si në: Kongsvinger, Molde, Ørn Horten, Valerenga dhe Brann Bergen të Norvegjisë. Me Branin ka fituar dy tituj kampioni. “Me angazhimin e Gashit, kemi siguruar një futbollist më shumë më përvojë dhe një mesfushorë të mirë. Ai është një fitues i vërtetë me standarde të larta për veten dhe klubin ku ka luajtur”, tha Conny Karlsson, trajneri i Helsingborgut.