JUVELIVE

04 janar 2010

Ferguson: Nuk do të ketë transferime

Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson ka ripërsëritur se ai nuk dëshiron të sjell përforcime, për mbrojtjen e tij të lënduar.
“ Ne kemi paguar shtrenjtë mungesën e qendër mbrotjësve.”
“ Shumë njerëz e shohin tregun e transferimeve si zgjidhje të paevitueshme të këtij problemi.”
“ Nëse dikush do të ma ofronte një lojtar kualitativ që do të pranonte një kontratë tre mujore, unë do ta pranoja, por ku ta gjej.”
“ Një lojtar i tillë dëshiron kontratë tre vjeçare dhe unë nuk dua një transferim të tillë. Është vështirë të lësh lojtarë të mirë në pankinë.”
“ Ne do të vazhdojmë të kultivojmë talent të rinj, por nuk do të gaboj që një të ri ta lë në qendër të mbrojtjes.” Përfundoi Fergie.