Dossena firmos me Napolin
Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Italisë, Andrea Dossena karrierën edhe zyrtarisht do ta vazhdojë në Serie A, te skuadra e Napolit. Dossena te Napoli u transferua nga skuadra e Liverpoolit për një dëmshpërblim prej pesë milionë eurosh, kanë njoftuar të martën mediumet e huaja. Mësohet se Dossena 28-vjeçar me Napolin ka firmosur kontratë deri në qershorin e vitit 2014. Krahas Dossenas, drejtuesit e Napolit kanë arritur të blindojnë edhe mesfushorin uruguajan Walter Gargano. Ky i fundit ka rinovuar kontratën me skuadrën napolitane deri në qershorin e vitit 2015..