JUVELIVE

05 janar 2010

Dieter Hoenes: Pato ishte pranë Hertha Berlinit

Sulmuesi i Milanit Alexandre Pato aktualisht është njëri prej sulmuesve më të mirë në Europë, dhe njëri prej pikave fokale të Milanit. Sidoqoftë, gjërat kanë mundur të jenë komplet ndryshe për sulmuesin.
Sipas ish menaxherit të Hertha Berlinit Dieter Hoenes, braziliani ishte pranë bashkimit me këtë skuadër në vitin 2007. Por më pas ju bashkua Milanit.
“Pato ishte 17 dhe ai nuk mundi të na bashkohej derisa ti bënte 18 vjet. Ne nuk ishim të gatshëm për të luftuar me Milanin për këtë qështje më vonë.”
Hertha nuk mundi ti siguronte këto shërbime pasi që Pato erdhi te MIlani për 22 milion euro duke u bërë njëri prej sulmuesve më të mirë të Europës.
20 vjeçari Pato së fundi është lidhur me një kalim 63 milion euro në Real Madrid.