03 janar 2010

Chelsea shqyen, United pëson

Chelsea ka shkatëruar Watfordin në ndeshjen e tyre në kuadër të FA CUP, kurse nga ana tjetër Man.Utd është eliminuar nga Leeds United pasi u mposht në Old Trafford nga kjo skuadër për herë të parë pas vitit 1981.
Festivali Chellsian i golave nis në minutën e 5 me golin e Sturridge. Eustace me një autogol dyfishon rezultatin.
Në minutën 22 Florent Malouda i cili ditë më parë kritikoi Ancelottin shënoi për ringjalljen e tij, 3-0.
Në pjesën e dytë nevojitej edhe një dozë për të kompletuar shkatërimin. Në minutën e 64 Lampard shënoi ( shiko foton ) për 4-0.Shkatërimin e finalizoi Sturridge në minutën e 68.
Manchester United nga ana tjetër është mposhtur keq në Old Trafford për herë të parë pas vitit 1981 nga Leeds United me golin e vetëm nga Jermaine.