03 janar 2010

Chelsea është pronë e Abramovich

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti nuk mbeti pa ju përgjigjur polemikës së radhës nga Jose Mourinho para ndeshjes në Champions League.
Mourinho i cili e vetquan veten e tij si “ I veçanti “ ditë më parë deklaroi se Chelsea është ende ekipi i tij, dhe shkoi më larg duke thënë se Stamford Bridge është shtëpia e tij.
Mirëpo Ancelotti ishte tejet i prerë.
“ Nuk është e vërtetë. Nuk është ekipi i tij. Është ekipi i Roman Abramovich. Nuk është i imi, është i Roman Abramovichit. Mourinho pati nderin ta drejtoj këtë klub dhe unë e kam. Ky ekip është i Abramovichit.” Përfundoi Ancelotti.
Mourinho dhe Ancelotti pritet të kenë ende fjalë mes njëri tjetrit para derbit në Champions League që zhvillohet më 24 Shkurt.