Në fakt, sondazhi i “Sporti shqiptar” është hapur dy javët e fundit të vitit 2009 dhe është mbyllur ditën e fundit të tij, më 31 dhjetor, por rezultatet e tij, për temën “Votoni lojtarin më të mirë të kombëtares, sipas jush, në edicionin e fundit”. Sikurse duket edhe në rezultatet përkatëse, pjesëmarrja e lexuesve tanë, njëherazi tifozë të futbollit dhe të kombëtares kuqezi, ka qenë mjaft e madhe. Konkretisht, 3784 veta kanë klikuar dhe dhënë votën e tyre, sipas alternativës përkatëse, të parashtruar nga ana jonë. Ajo që bie në sy është dominimi total i shijeve dhe i vlerësimeve të tifozëve nga Lorik Cana, mesfushori ynë kuqezi, që në afatin kalimtar të verës bëri një hak të konsiderueshëm në karrierën e tij, duke kaluar në “Premier League”, edhe pse në një ekip të dorës së dytë, si kapiten i Sunderlandit. Cana ka marrë më shumë se gjysmën e votave të pjesëmarrësve në sondazh, ose e thënë ndryshe, më shumë se të gjithë kuqezinjtë e tjerë, të marrë së bashku. Plot 2075 vota, ose 55% e votuesve kanë përzgjedhur Lorik Canën, si “lojtarin më të mirë të kombëtares në edicionin e fundit eliminator”, që konsiston me fazën kualifikuese në grupe të Botërorit 2010. Pas gjakovarit kuqezi renditet sulmuesi shkodran i kombëtares, Hamdi Salihi, me 514 vota, ose me 14% të lexuesve tanë, njëkohësisht tifozë të kombëtares. Edhe Salihi, ashtu si Cana, ka bërë një hap cilësor në karrierën e tij vitin që shkoi, teksa kaloi në afatin kalimtar tek skuadra e njohur austriake, Rapidi i Vjenës..
JUVELIVE
▼
05 janar 2010
Cana më i votuari në Shqipëri