JUVELIVE

05 janar 2010

Cana e do finalen e FA Cup

Sunderland e ka kaluar rrethin e tretë të FA Cup (Kupa e Anglisë), pasi të dielën mbrëma e ka mposhtur me rezultat të pastër, 3:0 ekipin Barrow. Mesfushori shqiptar thotë se “Macet e Zeza” mund të arrijnë shumë në këtë garë, madje deri në fund.
“Mendoj se kemi ekip të mirë që të shkojmë larg në këtë garë. Kur e kemi ditën tonë, ne mund ta mposhtim çdokënd. Duhet ta japim më të mirën tonë në këtë garë dhe të mundohemi të shkojmë përpara. Unë nuk kam luajtur kurrë në Wembley (ku luhet finalja e FA Cup). E kam fituar Kupën në Francë, kështu që ndoshta mund ta fitoj edhe këtu, pse jo? Shpresoj që ta arrijmë finalen me Sunderlandin. Ne jemi në pjesën e epërme të Premierligës dhe kemi cilësi ta arrijmë këtë objektiv”, theksoi 26 vjeçari për Evening Mail.
Edhe pse Sunderland fitoi 3:0, Cana e ka lavdëruar mjaft ekipin kundërshtar Barrow për paraqitjen që bëri, e mbi të gjitha tifozët e këtij klubi për të cilët thotë se ishin fantastikë..