Raporte të ndryshme mediatike sot spekulonin se Federata e Futbollit e Francës ka vendsur që të zëvëndësoj Raymon Domenchun jo të popullarizuar në Francë, me trajnerin e Bordeaux Laurent Blanc.Kishte spekulime se Blanc do të vinte dhe në postin e trajnerit të Manchester United por më kot Blanc hodhi poshtë të gjitha spekulimet e gazetave angleze.
“ Unë kam edhe dy vite me Bordeaux në kontratën time. Nuk kam marrë oferta as nga FFF e as nga United.”
“ Nuk do të thotë që nëse kam mardhënie të mira me Ferguson, ai do të vie dhe do të më thotë Hey Laurent eja se ky vend është I yti.”
Blanc është njeriu i parë që e theu monopolin shtatëvjeçar të Lyonit në LIgue 1 të Francës. Ai bëri befasi dhe në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar Juventusin.