JUVELIVE

04 janar 2010

Arsenali eliminon skuadren e Valon Behramit

Futbollisti Valon Behrami luajti 90 minuta të plotë kundër skuadrës së Arsenalit, por nuk patën fat që të arrijnë kualifikimin në garat e FA CUP të Anglisë. West Hami i Behramit pësoi humbje me rezultat 1:2, por pati paraqitje të mirë. Behrami ka qenë mjaft i lëvizshëm dhe luftarak në fushë ndaj Arsenalit. Të parët kanë udhëhequr skuadra e West Hamit me golin e Diamantit të shënuar në fund të pjesës së parë pikërisht në minutën e 45-të. Arsenali barazoi 12 minuta (78') para përfundimit të ndeshjes nëpërmjet futbollistit Ramsey. Pas pesë minutave lojë konkretisht në minutën e 83-të e shënojnë edhe golin e fitores. Për këtë u përkujdes futbollisti Eduardo, duke e çuar rezultatin në 1:2 dhe dërguar më tutje skuadrën e Arsenalit. West Hami nuk mundi të qëndrojë deri në fund dhe e humbi ndeshjen, duke u eliminuar nga garat e kupës.