Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, ka pohuar se skuadra e Liverpulit duhet të lërë pas zhgënjimin në Ligën e Kampionëve duke fituar Ligën Europa. Fushata zhgënjyese e të kuqve në turneun më prestigjioz të klubeve në Evropë mori fund në Budapest, edhe pse ata fituan 1-0 kundër hungarezëve të Debrecenit. Sulmuesi David Ngog, që zëvendësonte të dëmtuarin Fernando Torres, shënoi golin e fitores, por ishte fitorja e Fiorentinës kundër Lionit ajo që e eliminoi skuadrën angleze dhe e detyroi të shkonte në kompeticionin tjetër. Tani Xherrardi synon të ngrejë trofeun e Ligës Europa për të harruar zhgënjimin. “Sigurisht që është zhgënjyese, ne luajtëm shumë mirë në Budapest dhe megjithëse morëm tri pikë, nuk u kualifikuam dot”, ka thënë ai për Sky Sports 2. “Tani do të jemi në Ligën Europa dhe shpresojmë ta fitojmë. Na iku mundësia për të luajtur për çmimin e madh, por duhet ta pranojmë këtë e të ecim më tej dhe të fitojmë. I vetmi ngushëllim është të fitojmë kupën e dytë evropiane.”
JUVELIVE
▼
26 nëntor 2009
Xherrard i vë syrin Ligës së Europës