JUVELIVE

26 nëntor 2009

“Uragani” Salihi “godet” sërish, këtë herë me penallti

Bomberi shkodran i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ka shënuar golin e radhës në kampionatin austriak për skuadrën e tij, Rapid i Vjenës.Në përballjen me Shturm Grac, skuadra e shqiptarit fitoi ngushtë me rezultatin 2-1, ku Salihi u aktivizua gjatë gjithë lojës. Në minutën e 89-të, kur rezultati ishte 1-1, skuadra e Rapidit fiton të drejtën e një penalltie, të cilën e ekzekuton sulmuesi shqiptar, që u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren e radhës skuadrës së tij. Ky ishte goli i 10 për Hamdi Salihin në 16 ndeshje të luajtura dhe i pari me penallti.
Me këtë fitore, skuadra e Rapidit ngjitet në vendin e parë duke lënë prapa Salzburgun. Ndeshjen e ardhshme kryeqytetasit do ta luajnë në transfertë përballë kundërshtarëve direktë të Salzburgut.