Sulmuesi kontravers i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se ai dëshiron të luaj në El Classico ndaj Barcelonës në Camp Nou të dielën.Duke folur pas ndeshjes me Zurichun, Ronaldo shprehet se ai ndjehet i lodhur, por menzi pret që t’ua mbyll gojën kritikëve të Realit.
“ Unë jam i lodhur sepse ende nuk jam 100 % i gatshëm. Në fakt, më duket se po luaj me dhimbje por jam i sigurt se do të jem ai që isha, një golashënues tipik, duke luajtur mirë për klubin.”
“ Dua të luaj në El Clasico, por ajo është përgjegjsi e Pellegrinit. Në secilën garë jemi të parët, si në La Liga ashtu dhe në Champions League.”
“ Lojtarët e mirë luajnë gjithmonë. Dje nuk shënova por unë shpresoj që të shënoj në takimet tjera. Nuk dua të mendoj për 1-0, 2-0 apo 2-1. E rëndësishme është që të fitojmë.” Përfundoi Ronaldo.