02 nëntor 2009

Robinho në Barcelonë ? Çështje kohe !

Barcelona duket se nuk dëshiron kartonin e plotë të Robinhos në dimër. Për këtë arsye, Blaugranët kërkojnë ta huazojnë yllin me Manchester Cityt.
Blaugranët kanë bërë interesimin e tyre për brazilianin public. 25 vjeçari është përgjigjur pro këtij interesimi duke pohuar se një kalim në Camp Nou do ta shëndronte atë në lojtarin më të mirë në botë.
Përkundër dëshirës së të dyja palëve, City nuk ka pranuar as të ndëgjojë për një huazim në Janar.
El Mundo Deportivo tani beson se Mark Hughes do të mund ta linte Robinhon të shkojë nëse klubi gjen ndonjë zëvëndësim për ta dërguar skuadrën në top 4.
Hughes ishte të shtunën në Pamplona për ta shikuar ndeshjen mes Barcelonës dhe Ossasunës, meqë rast u takua me drejtorin e Barcelonës Txiki Begiristain. Hughes pohon se ky takim ishte në cilësi të miqësisë së vjetër.
Spekulohet se të dyja klubet janë në përgatitje të një huazimi të Robinhos, e supozuar të jetë e vlefshme 3.5 milion euro. Barcelona ofertën do ta lansojë pas dy javësh.