JUVELIVE

02 nëntor 2009

Raiffaisen Super Liga e Kosoves - Raportet

Hysi shkatërron Kosovën

Hysi ka luajtur ndeshjen e javës në Merdare duke pritur Kosovën e Vushtrisë dhe ka shkatërruar me rezultat 6-2. Golat për Hysin i shënuan Zabergja 17 dhe 37,Osmani 6, 20, 42 dhe 90. Ndërsa për Kosovën golat i shënoi Ademi 15, dhe 38. Hysi tregoi një ndeshje shumë të mirë duke dominuar plotësisht ndeshjen dhe duke mos i dhënë aspak shpresë Kosovës së Vushtrisë

Prishtina këndellet

Prishtina në kryqytet ka mposhtur Ferizajin me rezultat 2-1. Prishtina gjatë tërë pjesës së parë ishte ai e cila kërkonte golin por nuk arriti të shënoj. Por vetëm pas minuta pasi të fillon pjesa e dytë Sermagjaj shënon golin e parë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 65 Alievski ngritë epërsin në dy gola. Ferizaji arriti që deri në fund të ndeshjes të zvogëlojë epërsin në një gol kur në minutën e 90 shënon Ademi

Besa dhe Flamurtari Barazojnë

Besa ka pritur në Pejë Flamurtarin dhe kanë barazuar me rezultat 0-0. Dy skuadrat u munduan që të zhbllokonjë rezultatin e fillimit, por mbrojtja ishte ajo e cila foli gjatë kësaj ndeshje. Dy skuadrat kishin mbrojtje të mirë duke mos lënë hapsira për të shënuar gola.

Trepça nuk ndalet

Trepça edhe gjatë kësaj jave ka fituar në ndeshjen e javës kundër Vllaznimit. Trepça mposhti Vllaznimin me rezultat 3-1. Golat për Trepçën i shënuan Emra 13, Fetahu 21' dhe Osmani 63. Ndërsa Vllaznimi vetëm e zvogëloi epërsinë nëpërmjet Gjerajt në minutën e 56 nga njëmbëdhjet metërshi. Edhe njëher Trepça tregoi një ndeshje të mirë duke luajtur mirë dhe duke arritur rezultate të mira

Gjilani jo më shumë se barazim

Gjilani vazhdon me rezultatet e dobëta edhe pse kishte ndërruar trajnerin dhe kishte transferuar disa futbollist pas fillimit të kampionatit ata prap se prap sot në Gjilan barazuan me Lirinë e Prizerenit. Gjilani gjatë kësaj ndeshje ishte më e angazhuar duke u munduar për të gjetë një rrugë për të shënuar gol, por nuk arrritën që të zhbllokojnë rezultatin e fillimit të ndeshjes